.

Robert Berisha kapet me Tunën: Imitim i Elvanës, por me një dallim

Tuna dhe Robert Berisha, sikurse dihet, nuk i kanë marrëdhëniet e mira. Mirëpo, së fundmi, Roberti nuk i ka kursyer aspak deklaratat thumbuese ndaj këngëtares, e cila është njëkohësisht edhe kunata e tij. Në një intervistë për “1 kafe me Labin”, teksa është pyetur nëse e ka dëgjuar albumin më të ri të Tunës, Roberti është përgjigjur se ajo po imiton Elvana Gjatën.

“Nuk e kam dëgjuar të gjithin, ato që po mundem t’i dëgjoj në radio, në makinë. Janë shumë të mira, të punuara profesionalisht, imitim i Elvana Gjatës. Është veç një dallim i vogël. Elvana Gjata është milionere, ndërsa Tunës shpresoj që t’i hyjnë në punë këto këngë edhe në koncerte”- është shprehur Roberti.