.

Klaudia i la të gjithë pa fjalë me klipin sexy, pas kësaj reagon Albi Nako (Video)

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa së fundmi ka shkëlqyer në videoklipin “Amante” të reperit të njohur Ghetto Geasy.Performanca e saj na ka lënë pa fjalë të gjithëve, ndërkohë rikujtojmë se ideja që ajo të merrte pjesë në klip, ka qenë e Marina Vjollcës.
Këtë të fundit e ka pohuar vetë Ghetto (Getoar Selimi) përgjatë një interviste në “Xing me Ermalin.” shkruan iconstyle.
Siç mund ta keni parë edhe në klip, ajo shfaqet më sexy se kurrë, e veshur me të zeza, në një sfond të errët, ku lëvizjet e saj ritmike i përshtaten më së miri këngës, duke u bërë njësh me të.

Teksa të gjithë e kanë shijuar dhe pëlqyer pa fund videoklipin në fjalë, së fundmi ka pasur një reagim nga ish-bashkëshorti i Klaudias, koreografi Albi Nako.


Në postimin e fundit të Pepës në Instagram, ku shfaqet një sekuencë e shkëputur nga videoja e shumëpërfolur, ka komentuar Albi, duke lënë 2 emoji duartrokitjesh. Kjo tregon se atij i ka pëlqyer tej mase mënyra se si Klaudia ka kërcyer.
Rikujtojmë se Klaudia dhe Albi i dhanë fund martesës në vitin 2017-të, por megjithatë ruajnë marrëdhënie të mira.

 

View this post on Instagram

 

@ghettogeasy #AMANTE who wants to see the full video? ??‍♀️??‍♀️ Link in bio @imaginefilms

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on