.

Ç’po ndodh? Facebook, Instagram dhe Whatsapp bien në gjithë botën

Facebook, Instagram dhe Whatsapp probleme në të gjithë botën. Russia Today shkruan sot se shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, me përdoruesit në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Whatsapp.

Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, pasi qasja në “Facebook” është bërë e pamundur për shumë përdorues, ashtu si edhe dërgimi i mesazheve apo veprime të tjera. Ndërkohë nuk ka ende sqarime se çfarë ka ndodhur me këto platforma. Mijëra përdorues kanë reaguar në Twitter duke shfaqur problemin.

Me një situatë të ngjashme, përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale u përballën edhe në muajin mars, ku problemi zgjati 2 ditë dhe njerëzit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre ndërsa një pjesë tjetër kishin akses, por nuk mund të postonin apo dërgonin mesazhe.