.

Vdekja e mistershme/13-vjecari gjendet i vdekur ne park

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uells të Britanisë së Madhe. Autoritetet policore gjetën në një park trupin e pajetë të një djali 13-vjeçar.

“Djali u gjet mbrëmjen e djeshme në parkun publik në Caerphilly, në jug të Uellsit, rreth orës 19.20”, shkruan ‘Daily Mail’.

Pasi u gjet në park pa shenja jete djali është dërguar menjëherë në spital, ku është cilësuar i vdekur. Autoritetet në spital njoftuan familjen, ndërsa vdekja e tij u shpall “e pashpjeguar”.

Shkolla dhe të afërm të djalit thanë se ndihen të tronditur nga ngjarja. Policia po heton rastin madje kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.

Dedektivi Sam Payne, i cili po udhëheq hetimin deklaroi: “Hetuesit janë duke hetuar rastin në mënyrë të hollësishme. Jemi në fazat e para të hetimit dhe sigurisht do të na duhet punë dhe kohë për të përcaktuar shkaqet e adoleshentit”.