.

E tmerrshme, vajza e vogël bie nga dritarja, ndërron jetë

Kjo është fotografia e vajzës së vogël, e cila ndërroi jetë pasi ra nga dritarja në 60 metra lartësi. Ajo ra nga dritarja e katit të tretë drejt e në tokë.

Media britanike “The Sun” shkruan se Lexi Bergene ra nga dritarja të mërkurën, ndërsa pas dy ditëve ndërroi jetë në spital.

Autoritetet arritën në vendngjarje, i dhanë ndihmë, e dërguan vogëlushen 1-vjeçare në spital, mirëpo ajo nuk mbijetoi dot.

Foshnja u dërgua në spitalin e Glosgiow në gjendje të rëndë shëndetësore.

Inspektori Steve Martin nga Agjencia për Mbrojtjen e Familjes tha se ajo që ndodhi ishte tragjike, ndërsa po hetohet rasti.