.

Bombë te Parlamenti grek, autori bën telefonatën kërcënuese:Do të ketë viktima

Një alarm për bombë ka vendosur në lëvizje policinë greke mëngjesin e kësaj të premte.Alarmi u dha nga një telefonues anonim për zyrat e ëebfaqes Zougla.gr, rreth orës 08:08 të mëngjesit, duke paralajmëruar se lënda shpërthyese ishte vendosur “brenda dhe jashtë Parlamentit”.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka ndërhyrë duke bërë mbylljen e Parlamentit dhe rrethimin e zonës përreth tij.

“Do të të ketë viktima. Kujdes”, bën me dije telefonuesi, në mënyrë kërcënuese, para mbylljes së telefonit. Ndërkohë, ekspertët për deponimin e bombave janë dërguar në vendin e ngjarjes.