.

Rihanna sjell filmin më të ri me reperin e njohur, zbulohet data e publikimit

Përvecse një super këngëtare, Rihanna po vijon karrierën edhe si aktore ku së fundmi do ta shohim në një film.Ajo do të jetë pjesë e filmit më të ri “Guava Island” së bashku me reperin e njohur Childish Gambino.
Ky i fundit, ka bërë të ditur me anë të një postimi se filmi do të publikohet ditën e shtunë, në datën 13 prill dhe do të mund ta shihni në ‘Amazon Prime’. Filmi përshkruhet si një ‘thriller tropikal’ dhe skenari është shkruajtur nga vëllai i reperit, Stephen, i cili sipas ‘Vanity Fair’ është inspiruar nga filmat ‘City of God’ dhe ‘Purple Rain’. ‘Trailer-i’ i plotë i filmit është lançuar vitin që kaloi, ndërsa sot është publikuar një pjesë e shkurtër dhe mund ta shihni më poshtë.