E pyetur në lidhjen e drejtpërdrejtë me emisionin “Open” nga gazetarja Eni Vasili nëse ishte konsultuar me presidentin Meta për dërgimin e Policisë Ushtarake në mjediset e Aeroportit të Rinasit, ministrja Xhaçka tha se nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
Ndërkohë, fakt është se presidenti i ka kërkuar informacion shefit të Shtabit të Përgjithshëm për bazën ligjore se ku motivohet lëvizja e ministres. A i është përgjigjur kreut të Shtetit zonja Xhaçka?
“Në fakt, presidenti ka shkelur ligjin që i ka kërkuar informacion shefit të Shtabit. Presidenti vepron përmes Shtabit në kohë lufte, por në kohë paqeje ligji për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit-komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë e përcakton qartë zinxhirin e drejtimit, i cili nis me Kuvendin dhe mbaron me komandantin e fundit në hierarki”, deklaroi Xhaçka.