.

Libohova në Open: Protokolli që u shkel në transfertën e parave

Eksperti i bankave Edvin Libohova ka deklaruar në emisionin Open të Eni Vasilit se dërgimi i parave nga bankat në duke përjashtuar disa nga protokollet e sigurisë është një shkelje jo e vogël.

Sipas Libohovës duhet që thasët e parave të ishin pajisur me gps ndërkohë që të kenë edhe bojën e duhur për të njollosur paratë nëse vidhet thesi.

Zoti Libohova tha se për transferta të tilla, ligji shqiptar imponon bankat të pajisin transfertat e tyre në marrëveshje me kompanitë private të sigurisë fizike me bojë ngjyrosëse që i nxjerr jashtë përdorimit paratë në rast sulmi nga bandat e armatosura, apo me GPS që të mund të gjurmojnë dërgesën e tyre deri në aeroport.

I pyetur nëse ishin marrë këto masa në rastin e fundit apo jo, ai tha se asnjë nga këto masa nuk ishin respektuar, ndoshta për shkak se bankat kanë vijuar në rutinën e tyre të përhershme. Por a vjen kjo neglizhencë e bankave për çështje financiare, kostosh? Zoti Libohova tha se nuk ka asnjë shpenzim ekstra për këto masa, por deklaroi se GPS-i ndoshta mund të rezultojë problematik për shoqëritë e transportit ajror, edhe pse tha se një pajisje e tillë mund të hiqet sapo thasët ngarkohen në avion.

Hapur.al