.

‘I zgjuan me gaz lotsjellës si terroristë’, Tabaku nxjerr foton:Minorenet mbahen në komisariat, hajduti ikën

Ish-deputetja e PD-se, Jorida Tabaku ka denoncuar sot me foto, se si po vijojne te mbahen ne ambientet e komisariatit te policise ne Tirane, grate dhe minorenet qe u ndaluan pse rezistuan kunder prishjes se banesave te tyre te Bregu i Lumit.

“Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5-vjeçare”- shkruan Tabaku, teksa shton se ato “Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta”.
Postimi i Tabakut

Skandali i radhës

Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5-vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë!