.

E bujshme/ Totenhemi në ndjekje të talentit shqiptar, ofertë 20 milionë euro për shërbimet e 19-vjeçarit

Mesfushori me origjinë shqiptare, Elif Elmas, ka përfunduar në “radarët” e Totenhemit. Mediat britanike dhe ato turke raportojnë se “gjelat” janë gati të shpenzojnë 20 milionë euro për shërbimet e shkupjanit që aktivizohet në radhët e Fenerbahçes.

Për shërbimet e 19-vjeçarit në të kaluarën është interesuar edhe klubi i Lacios, gjithsesi oferta e Totenhemi pritet të joshë futbollin e përfaqësues së Maqedonsë si dhe klubin e Fenerbahçes që momentalisht po kalon një krizë financiare.

Për shkak të kësaj krize, klubit turk i duhet të sakrifikojë disa lojtarë, për të mos rrezikuar falimentin.