.

Grabitja në Rinas/ Flet zëdhënësja e “Austrian Airlines”: Jo më transferta cash nga Tirana në Vjenë

“Nuk do te kete me transferta cash te parave nga Tirana drejt Vjenes”. Keshtu ka deklaruar zëdhënësja e Austrian Airlines, ne avionin e të cilës u grabit dje në Rinas, ku u vodhen miiona euro.
Ne nje deklarate te bere per “The Guardian”, zëdhënësja Tanja Gruber tha se paratë po ngarkoheshin në avion në momentin që ndodhi vjedhja.
“Imbarkimi i pasagjerëve sapo ishte kryer. Nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe pasagjerët,” tha ajo.

Nisja e avionit u shty me tre orë, si rrjedhojë e grabitjes. Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, avioni u nis në 18.02 pasdite nga ora 15:05 pasdite që ishte planifikimi.

Sipas medias britanike, policia shqiptare ka njoftuar arrestimin e katër personave dhe ka marrë në pyetje 40 të tjerë.

Një nga personat e armatosur u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.

Sipas raporteve fillestare, shuma e vjedhur ishte 2.5 milion euro (2.8 milion dollarë), por media lokale pretendoi se mund të ishte pesë herë më e lartë./panorama