.

Video/ Të hënën në Open- Detajet e vrasjes së avokatit në Elbasan, çështja e vëllezërve indianë dhe hetimi për lobimin e PD

Open u fokusua të hënën në tre temat kryesore që shoqëruan javën e shkuar, duke nisur me vrasjen mafioze të avokatit Ravik Gurra në Elbasan.

Gazetarja Anila Hoxha deklaroi në emisionin “Open”  se vrasja e avokatit Ravik Gurra ka ndodhur për shkak të detyrës. Duke dhënë detaje nga hetimet, Hoxha ka bërë edhe identikitin e vrasësit të avokatit Gurra. Sipas gazetares së Top Channel, vrasësi është rreth 35 vjeç dhe 1,73 metra i gjatë. Anila Hoxha tha se vrasja është bërë nga killer me pagesë, por gjithsesi hetimet janë në fillim të tyre.

Gazetari Erl Murati i ftuar në studio deklaroi se vrasja e avokatit Ravik Gurra nuk mund të merret e shkëputur nga vrasjet e ndodhura në Shqipëri ku janë prekur edhe njerëz të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë në vend.

Ndërkohë Gazetari Arion Sulo, kryeredaktori i Gazeta Liberale ka deklaruar në emisionin “Open” se krimi në Elbasan është pjesë e lidhjes me politikën.  Kurse gazetari Enton Abilekaj ka theksuar se krimi nuk ndëshkohet pasi ka një lidhje të fortë me politikën.

Në pjesën e dytë, e cila u fekusua tek hetimi I prokurorisë për lobimin e PD-së,  në një lidhje direkte nga PD, panelit ju shtua edhe Gazmend Bardhi. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit, se Prokuroria ka mbajtur një qëndrim tërësisht politik pasi çështja ka nisur që në nëntor 2017-s dhe janar 2018.  Bardhi tha se Partia Demokratike nuk ka kontratë me Binata Trade. Bardhi tregoi procesverbalin e Prokurorisë ku nuk ishte pyetur fare por i ishte thënë që a ke ndonjë gjë të re. Bardhi tha se letërporositë nuk kanë asgjë për Partinë Demokratike.

Pjesa e tretë e emisionit u fokusua në detajet e cështjes së vëllezërve Sandesara, që nga të kërkuar në Indi për pastrim parash në vlerën e 725 milionë dollarëve, morën shtetësi shqiptare dhe madje njëri prej tyre u emërua edhe Konsull Nderi I Shqipërisë në Nigeri.