.

Vasili akuza qeverisë: Asnjë strategji ekonomike, si po i mbijetojnë shqiptarët krizës

Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar Qeverinë se nuk ka një strategji të mirëfilltë ekonomike, gjë e cila sjellë varfëri që, sipas tij dërgon shqiptarët jashtë vendit.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se të ardhurat nga emigracioni janë rritur, tregues ky sipas Vasilit e një “ekonomie të kriminalizuar dhe papunësie tronditëse”.
Postimi i plotë:

Rriten parate nga emigracioni per shkak te ekonomise se kriminalizuar e papunesise tronditese.

Rriten ne 680 milione euro si asnje here me pare ne 6 vitet e fundit parate, qe emigrantet ju dergojne familjeve ne Shqiperi.

Papunesia dhe varferia kane bere qe shqiptaret te marrin rruget e Europes dhe te botes si asnje here me pare ne gjashte vitet e fundit.

Kjo ka ka qene mundesia e vetme e shpetimit dhe e mbijeteses per ta dhe familjet e tyre.

Asnje strategji ekonomike,por thjesht improvizime korruptive, renie drastike e investimeve te huaja per shkak te klimes mbytese dhe asfiksuese ndaj bisnesit, taksave te larta, mungeses se sherbimeve dhe administrates se korruptuar tatimore jane shkaqet e nje rrenimi ekonomik pa kthim, qe rilindja instaloi ne keto 6 vjet.

Vetem zgjidhja deshperuese e emigracionit ju ka mbetur shqiptareve dhe te gjitha deklarimet mashtruese me shifra te genjeshtra per ekonomine vetem sa e rendojne thellesisht gjendjen dhe situaten shoqerore e bejne shperthyese.

Shqiptaret praktikisht po debohen masivisht nga shtepia e tyre e cila eshte zaptuar nga korrupsioni dhe ekonomia e kriminalizuar dhe e droguar.