.

Ishin nisur drejt Gjermanisë, pasagjerët shokohen kur mbërrijnë në Skoci.Shpërthejnë komentet në rrjet

Menduan se ishte asgjë më tepër se një fluturim i zakonshëm mirëpo pasagjerët e linjës së fluturimit BA3271 të kompanisë ajrore “British Airways” kanë mbetur të shokuar pasi panë se kishin mbërritur në një destinacion tjetër nga ai që kishin planifikuar.

Aeroplani i nisur nga Londra presupozohej të mbërrinte në Dusseldorf të Gjermanisë, mirëpo ata përfunduan në Edinburg të Skocisë. Pasagjerët kanë kuptuan se kishin zbritur në destinacionin e gabuar vetëm pasi ekuipazhi i aeroplanit njoftoi “mirë se erdhët në Edinburg”.

Piloti i aeroplanit ishte justifikuar me faktin se i ishte dhënë gabimisht plani i fluturimit, duke hequr përgjegjësinë nga vetja. Në orën 10:30 sipas orës lokale, avionit i “British Airëays” u nis nga aeroporti i Edinburg për të shkuar drejt destinacionit të saktë, Gjermanisë.

Pasagjerët shprehën pakënaqësitë rreth kësaj ngatërrese, duke komentuar nëpër rrjetet e tyre sociale. Një prej pasagjerve të avionit, Sophie Cooke në lidhje me momentin e zbritjes, u shpreh për BBC News se ajo mendoi se ishte një shaka kur piloti bëri një njoftim duke i mirëpritur ata në qytetin skocez, “por sapo kapanxha u hap vumë re se diçka nuk shkonte”.

Megjithatë në këtë ngatërresë interesante udhëtimi kishte edhe prej atyre pasagjerëve që thanë se do të ishin të lumtur të vizitonin Edinburgun.