.

Gjak dhe ulërima, kasapi shqiptar qëllon disa herë me thikë ish gruan.Ja pse nisi sherri

Një burrë shqiptar, me profesion kasap ka plagosur rëndë gruan me të cilën ishte në proces divorci. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Suzzara në provincën e Mantovës.

Sipas mediave italine, sherri ka nisur në parkimin e një qendre tregtare, kur shqiptari nisi të zihej me ish gruan e tij, 37 vjeç.

Në sherr e sipër ai ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar atë disa herë. Gjaku dhe ulerimat alarmuan dëshmitarët e shumtë që ishin në vendin e ngjarjes. Ata njoftuan policinë, ndërkohë që gruaja u transportua në spital.

Më pas, shqiptari u vu në pranga, por më parë tentoi të arratisej, duke u hedhur nga një mur i lartë. Policia thotë se sherri ka nisur për shkak të detyrimeve që burri duhet të jepte ligjerisht për 3 femijët.