.

Gent Cakaj nis ‘fshesën’ në diplomaci, 20 shkarkohen ndërsa pjesa tjetër do transferohen për…

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka deklaruar për vala pastrimi në shërbimin diplomatik.

Ai tha se ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet me disa punonjës ndërsa theksoi se numri i të prekurve mund të shkojë në 20, ndërsa njoftoi nisjen e një reforme për të larguar, sikur tha ai nga ky shërbim të gjithë ata që nuk e meritojnë.
“Largim nga puna për ata që nuk përmbushin detyrimet. Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për nevojat reale të punës. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20. Axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor.

Duke vlerësuar njëkohësisht, hapjen e dyrve të shtetit për të rinjtë ekselentë të vendit si avantazh të madh që duhet shfrytëzuar e doemos për të ripërtërirë administraën tonë, komunikoj se kemi gati thirrjen publike për vakancat e krijuara nga vala e pastrimit në shërbimin tonë diplomatik, Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive, por e të gjithëve pa dallim dhe meriton të përfaqëohet nga të dalluarit që punojnë me mendje, shpirt e shërbejnë me pasion me kapacitet të plotë profesional e moral“, tha Cakaj.