.

Dosja voluminoze e Tahirit, punonjësit e transportojnë me karrocë në gjykatë (Foto)

Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të vendosë më në fund mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, dosja e tij ka habitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda shumë prej atyre që e kanë parë.

Punonjësit janë detyruar sot ta transportojnë dosjen me dhjetëra fashikuj me karrocë me rrota drejt seancës gjyqësore siç mund të shihni në foton e siguruar nga ‘BalkanWeb’.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Pritet që gjatë seancës së sotme avokati i Tahirit të kërkojë gjykim të shkurtuar. Më herët ai ka deklaruar se prokuroria nuk ka prova shtesë për klientin e tij./BW