.

Dështon gjyqi/I ati i Marvi Mihalit flet për “Kanun” e “Kuran”, avokati: Ndihem i ofenduar

Dështon sërish gjyqi për 4 të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihalit, ndërsa shkak u bë kërkesa e avokatëve të të pandehurve, të cilët u shprehën të ofenduar nga fjala e babait të Marvi Mihalit.
Babai i Marvit u shpreh se avokatët ishin munduar gjatë gjithë procesit të shpëtonin disa kriminelë dhe rendin pas parasë.
Ndër të tjera, Pavllo Mihali, kërkoi dënimin me nga 35 vite burg secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veprojë Kanuni dhe Kurani.

Pas këtyre fjalëve, avokati Sokol Hazizaj, tha se ai ndihej i ofenduar nga këto fjalë dhe se nuk mund të vazhdonte më procesi, pasi ai ishte aty për të kryer një punë dhe nuk mund të cënohej për shkak të punës së tij.

Kujtojmë se 22-vjecari Marvi Mihali u vra pas një përleshje mes të rinjve për një karikues më 31 korrik të 2017.