.

Personeli mjekësor në Strugë preket nga fruthi

Një pjesë e personelit mjekësor nga spitali i qytetit të Strugës të paktën 5 persona raportohen të jenë prekur nga fruthi, ndërsa katër të tjerë vetëm dyshohen. Sipas alsat, fruthi preku edhe një infermiere dhe një mjek emergjence.

Ndërsa sipas informacioneve të para nga spitali, të gjithë janë dërguar për trajtim, dhe janë marrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në mesin e personelit mjekësor.

Në të gjitha departamentet në spital ka hyrë në fuqi ndalesa për vizituesit dhe janë marrë masa për dezinfektimin e të gjitha ambienteve.