.

Mercedes-Benz prezanton gjashtë modelet e reja për publikun e Ballkanit

 

 

Tiranë – Vetëm pak ditë para hedhjes në treg të modeleve të reja në përfaqësitë e rajonit, Mercedes-Benz prezantoi zyrtarisht për publikun e ballkanit gjashtë modelet më të fundit. Krahas modeleve të reja, për publikun janë prezantuar dhe modelet e tjera Mercedes-AMG të hedhura në treg vitin e kaluar, risitë dhe teknologjitë më të fundit të aplikuara në modelet e fundit. Të gjitha modelet e reja, GLE, A-Class Sedan, B-Class, CLA, V-Class dhe Mercedes-AMG GT 4-Door do të hidhen në treg në të njëjtën kohë në të gjitha përfaqësitë e Mercedes-Benz në Ballkan, përfshirë dhe showroomin e Auto Star Albania, përfaqësuesit zyrtar të Mercedes-Benz në Shqipëri.

Përmirësimi i vazhdueshëm i komunikimit me klientët në të gjitha rajonet ishte dhe motoja kryesore e Mercedes-Ben. Për t’u njohur nga afër me modelet më të fundit, produktet Mercedes-Benz dhe modelet e reja, karakteristikat e tyre teknike dhe teknologjitë më të fundit të aplikuara, të cilat zhvillohen vazhdimit për të gjitha modelet e reja, Mercedes-Benz në këtë panair i ka kushtuar një rëndësi të veçantë implementimit të rolit të ekspertëve rajonalë, të gjithë të trajnuar në përfaqësitë e Daimler në Shtutgart. Gjatë panairit, ekspertë të profilizuar për secilin produkt do të jenë në dispozicion të vizitorëve për pyetje dhe shpjegime të hollësishme mbi të gjitha produktet Mercedes-Benz dhe teknologjinë më të fundit. Një tjetër risi e Mercedes-Benz është forcimi i marrëdhënieve me klientët dhe të apasionuarit e markës Mercedes-Benz, edhe në tregjet më të vogla siç është ai i Ballkanit. Në këtë panair ishin të pranishëm të gjithë përfaqësitë e Mercedes-Benz në rajon, përfshirë dhe Auto Star Albania, përfaqësuesin zyrtar të Mercedes-Benz në Shqipëri dhe prej 2015 pjesë e Kastrati Group.

 

Panairi Ndërkombëtar Motor Show i Beogradit është një event i përdyvitshëm, më i madhi në rajon në llojin e tij dhe me një traditë të gjatë dhe tërheq mijëra vizitorë. Në një sipërfaqe rreth 3 000 metra katrorë, Mercedes-Benz, përveç gjashtë modeleve më të fundit që do të mbërrijnë në të gjitha përfaqësitë e rajonit, përfshirë dhe showroomin e Auto Star Albania, përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri, ka ekspozuar më shumë se 30 modele. Për herë të parë, Mercedes-Benz do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë dhe publikut femëror. Nën markën “She’s Mercedes”, një iniciativë e re e Mercedes-Benz, për publikun femëror janë prezantuar modeli më i ri CLA dhe SUV i vogël GLA.

 

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë u është kushtuar dhe klientëve biznes. Programi “Business Solutions” është përshtatur veçanërisht për sipërmarrësit dhe klientët biznes, një plan që përfshin paketa të plota shërbimi dhe oferta financimi. “Business Solution” ofrohet si paketë gjithëpërfshirë dhe nga Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri. Sipërmarrësit dhe klientët biznes mund të përfitojnë nga mundësitë dhe ofertat financiare; mundësi financimi deri në 90 për qind të vlerës së automjetit për një periudhë nga 1-6 vite dhe paketat e leasing operacional, të gjitha me kushtet më të favorshme në treg.

Familja e SUV-ve përfshin premierën e SUV-it më të pëlqyer GLE i ri, e cila gjithashtu vendos standarde të pakrahasueshme në këtë segment. Dizajni i GLE-së së re shfaq prezencën dhe fuqinë, por gjithashtu vendos dhe një standard të ri të aerodinamikës në segmentin e modeleve SUV. GLE e re do të ketë hapësira të bollshme në rreshtin e parë dhe të dytë të ndenjëseve dhe opsionalisht mund të porositet dhe me një rresht të tretë në pjesën e pasme. Interiori përfshin një dizjan luksoz, elegant dhe me shumë risi, ekranë të mëdhenj digjitale dhe sigurisht Mercedes-Benz User Experience.

 

Në segmentin e modeleve kompakte për herë të parë për publikun e rajonit është prezantuar modeli i ri Mercedes-Benz CLA. Mercedes-Benz CLA Coupé e ri kombinon bukurinë dhe elegancën sportive  dhe bukurinë emotive me teknologjinë inteligjente. Krahas pamjes së saj unike, kjo kryevepër e dizajnit është e pajisur me sistemin e fundit Mercedes-Benz User Experience – MBUX, Asistentin e Personalizuar, plus shumë mundësi të tjera individualizimi.

 

Ndërsa familja A-Class sjell versionin Sedan me katër dyer. Interiori i A-Class Sedan është ridizenjuar tërësisht dhe është përshtatur me dizajnin modern dhe avantgarde. Pjesëtarja më e re e familjes së modeleve kompakte, vjen me linja të pastra dhe dizajn sportiv, e përshtatur totalisht me filozofinë e dizajnit modern, “Sensual Purity” të Mercedes-Benz. Mercedes-Benz ka aplikuar një qasje krejtësisht të re, duke revolucionarizuar interiorin e këtij modeli kompakt dhe duke krijuar hapësira më të bollshme. Ndërsa tek modeli i ri B-Class i ri vihet re fryma dhe linjat sportive, një model i cili vjen edhe më dinamik se modeli i mëparshëm, ndërsa modeli i ri shquhet për shkathtësinë dhe një komoditet fantastik, i pakrahasueshëm me asnjë model tjetër në llojin e tij.

Mercedes-Benz shquhet për luksin. Përveç modeleve S-Class dhe S-Class Coupe, për publikun e rajonit është prezantuar dhe ekskluzivisht dhe modeli më i ri Mercedes-Maybach S-Class. Luksi i modeleve të vjetra gjithashtu është prezantuar përmes modeleve të vjetra, një bashkëpunim me Old Timer Club Beograd, një grup i apasiuonuar pas modeleve të vjetra luksoze.

 

Rëndësi e veçantë në stendën e Mercedes-Benz i është dedikuar dhe modeleve Mercedes-Benz AMG – ku bie në sy modeli i fundit A 35, Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe me katër dyer dhe sigurisht Mercedes-AMG GT R, i cili vjen më një dizajn impresionues dhe me më shumë fuqi.

 

Në segmentin e flotave tregtar, Mercedes-Benz ka prezantuar dhe gamën e gjerë të modeleve Mercedes-Benz, ku bien në sy Sprinter i ri, Mercedes-Benz Citan dhe pjesëtari më i ri i familjes së madhe Mercedes-Benz, X-Class i ri. Ylli i këtij panairi në këtë segment sigurisht është V-Class i ri, i cili është prezantuar para pak javësh nga Mercedes-Benz. Publiku ballkanas do të ketë mundësi të prekë nga afër inovacionet, komoditetin dhe dizajnin impresionues të V-Class.

Modelet e reja Mercedes-Benz pritet të mbërrijnë shumë shpejt në showroomin e Auto Star Albania, përfaqësuesit Zyrtar të Mercedes-Benz në Shqipëri. Por, sipas dëshirës mund të porositen në opsione dhe ngjyra të personalizuara.

 

A class sedan