.

Majlinda Bregu bën deklaratën e pazakontë për të shoqin dhe zbulon njerëzit që admiron më shumë

My Living dhe Bruna udhëtuan këtë herë drejt Sarajevës për të intervistuar Majlinda Bregun si grua në karrierë, si nënë dhe si sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal.Ndër të tjera, ajo u pyet për njeriun e gjallë që admiron dhe nuk kishte vetëm një.

“Ka shumë njerëz tek të cilët atashohem për karakteristika të ndryshme.

Do të thoja ime më për dhembshurinë për t’i parë të gjithë, mirësia ndonjëherë të ngre nervat se njeriu duhet të thotë, dhe do shajë dikë që e ka bezdisur ose i ka bërë keq.

Ndërsa ajo ka një qetësi të jashtëzakonshme në këtë pjesë duke besuar që çfarë haku nuk merr dot njeriu të gjitha haqet i merr Zoti dhe në këtë aspekt do të thoja që është ajo.Im atë po prapë nga ana tjetër me atë dëshirën dhe vullnetin e mirë për të qënë i përkushtuar në familje.

Më kanë bërë habi, prindërit e tim shoqi.

Bëja habi dhe thoja si ka mundësi, njërëz që kanë vuajtur nëpër burgje, internime, i kanë masakruar, i kanë vrarë vëllezërit, nuk kanë parë vellain për shumë vite se është arratisur, kanë pasur një vullnet dhe një dëshirë për të parë përpara.

Këtë mungesë të sensit të hakmarrjes, nuk e shoh as te im shoq. Pra në njerëz të ndryshëm gjej vlera të ndryshme”, tha Majlinda.