.

Lubonja: Meta ka informacion nga Shërbimi Sekret, duhet të reagojë

Ilir Meta ka informacion mbi gjendjen ku ndodhet vendi. Madje si kreu i Shtetit ai informohet nga Shërbimi Informativ Shtetëtor, ndaj duhet të reagojë. Ky është apeli që bën analisti Fatos Lubonja.

I ftuar në studion e News 24, Lubonja u shpreh se Presidenti po përpiqet të qendrojë mbi palët siç kërkon Kushtetuta, por “unë them se duhet të reagojë pasi Shqipëria po kalon një situatë të rëndë”.“I kam ndjekur deklaratat e presidentit të Republikës Ilir Meta. Mendoj se Meta duhet të reagojë më shumë për situatën në Shqipëri. Jemi mësuar që presidenti qëndron mbi palët dhe aktualisht kreu i shtetit po bën këtë rol. Mirëpo, mendoj se në këtë situatë ku ndodhet Shqipëria, Meta duhet të reagojë edhe për ato gjëra që fliten për Shqipërinë, për trafikun e drogës që bëhet në vend, për pastrimin e parave që bëhet me kullat në kryeqytet. Kjo sepse presidenti Meta, duke qenë në këtë pozicion ka informacione edhe nga shërbimet sekrete dhe di më shumë për situatën. Mendoj se duhet të reagojë për gjendjen ku ndodhen shqiptarët”, tha Lubonja.

Më tej shtoi se “Shqipëria u mbush me kanabis dhe këtu bëhet pa fund pastrim parash. Këtu është ngritur një sistem kriminal. Mendoj se gjendja ka arritur në pikën që kreu i shtetit duhet të reagojë për gjendjen ku ndodhet sot vendi”.