.

Fier/Dy automjete përplasen me njera-tjetren

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në afërsi të fshatit Zhupan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Një kamionçinë tip ‘Iveco’ me targa AA 937 NL është përplasur me një Toyota me targa AA 335 HL.

Nga aksidenti raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale. Automjetet janë dëmtuar në pjesen e përparme. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Pas ngjarjes forca të shumta policie kanë mbërritur në vend, ku edhe po hetojnë shkaqet e mundshme të aksidentit.