.

Sot ditëlindja e Ilir Metës, presidenti e kalon në ‘heshtje’ për këtë arsye

Presidenti Ilir Meta ka sot ditëlindjen dhe mbush plot 50 vjeç.Mirëpo, kjo ditë e veçantë për Metën duket se po kalon në heshtje ndryshe nga herët e tjera.

Deri në këto momente askush nuk ka bërë një urim publik për Presidentin. Nga ana tjetër vetë Meta duket se nuk ka ndërmend të organizojë ndonjë festë me rastin e e 50-vjetorit të tij të lindjes.

Newsbomb.al mëson se kreu i shtetit ka darkuar mbrëmë në një restorant peshku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI.

Duket se i vetmi angazhim i presidentit ka qenë vetëm kjo darkë nën shoqërinë e bashkëshortes. Sot çifti presidencial janë përsëri bashkë, por nuk kanë preferuar të organizojnë ndonjë festë ndryshe. Shkak për këtë është bërë mungesa e fëmijëve.

Era, më e vogla e familjes si dhe vajza e madhe me djalin ndodhen jashtë vendit për studime/Newsbomb