.

Rozana Radi do të bëhet nënë?

 


Moderatorja e emisionit “Boom” Rozana Radi, ka vendosur që ta mbajë larg nga syri i publikut lidhjen e saj 6-vjeçare, mirëpo së fundmi na ka treguar të gjithëve se ka ardhur koha që të bëhet nënë për herë të parë.

Mbrëmjen e kaluar ajo ishte e ftuar në “Mos i fol shoferit” në “Ora News” ku zhvilloi një intervistë mjaft të këndshme me Rudina Dembacajn.
Sa i përket krijimit të një familjeje dhe të bërit nënë, Rozana është shprehur se nuk ka pasur mjaftueshëm kohë: “Nuk kam pasur kohë të bëhem nënë këto kohë. Kam qenë shumë e zënë.

Por, sigurisht ka ardhur momenti biologjik që duhet ta marrim seriozisht dhe t’i futemi punës!”
Pra, si duket shumë shpejt Rozanën do ta shohim nënë!