.

Meta kujton 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

President Ilir Meta ka kujtuar 20-vjetorin e ditës kur NATO nisi bombardimet mbi ish-Jugosllavinë, ngjarje pas së cilës Kosova fitoi edhe pavarësinë.

Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Kreu i Shtetit shpreh mirënjohjen nga SHBA-ve dhe NATO-s për këtë kontribut.
“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës??, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.
Përherë mirënjohës SHBA?? dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria?? mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.”-shkruan Meta në Facebook.