.

“Më vendosën thikën në kokë”, kryefamiljari rrëfen si i grabitën shtëpinë

Përparim Merdani është kryefamiljari i shtëpisë së grabitur me dhunë dy ditë më parë në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Policia deklaroi se dy të rinj janë arrestuar mëngjesin e sotëm si autorë të grabitjes, teksa është shpallur në kërkim një i tretë.

Në një prononcim për “News24”, Merdani ka treguar se grabitësit kishin hyrë të maskuar, ndërsa kishin pasur thikë dhe shkop gome.
“Dy çunat i kisha në sport, unë isha lart me nënën, mbesa shikonte telenovela. Në një moment na zë gjumi, ata atëherë erdhën. Dëgjova ulërimën e mbesës dhe u ngrita. Ata erdhën me thika tek koka na thanë mos lëvizni”,- shprehet pronari.

Ju kërcënuan?

Përparim Merdani: Mua më qëlluan, më goditi tek hunda, më iku gjak, më është ënjtur dhe syri. Pasi kontrolluan ishte një dhomë me çelës, e shqyen derën e hynë tek dhoma ku kishim lekët, 1 milion e 700 mijë lekë.

I njohët?

Përparim Merdani: Jo ishin me maska nga t’i njihja

Sa persona ishin?

Përparim Merdani: Tre veta, kishin shkop gome dhe thika në duar, m’i mbanin thikat në kokë

I kanë dhunuar nënën dhe mbesën?

Përparim Merdani: Jo ato jo

Jeni ndjerë të kërcënuar më parë?

Përparim Merdani: Jo, jo asnjëherë. I linim dyer e shtëpisë hapur. As kur flija nuk e mbyllja derën e shtëpisë.

E keni dëgjuar se janë arrestuar?

Përparim Merdani: Nuk i njihja fare si persona

Ju punoni zotëri?

Përparim Merdani: Jo pa punë jam

Mund të kenë dëgjuar që keni para?

Përparim Merdani: Po para ca ditësh erdhi vëllai nga Anglia dhe më la disa para për kurimin e nënës. Mund ta kenë dëgjuar.

Ndjeheni të sigurt?

Përparim Merdani: Po këtu s’ka as mbrojtje asgjë, jemi të frikësuar tani.