.

Dy javë pasi u bë nënë, tjetër gëzim për Linda Halimin(Fotot)

Këngëtarja e njohur Linda Halimi dy javë më parë dha lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë për herë të parë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Kaimana.Lidhja e saj me një njeri me ngjyrë u komentua gjerësisht ku nuk munguan as komentet raciste.

Megjithatë, komentetet negative nuk e pengojnë Lindën e cila herë pas here poston momente të ndryshme në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ka një gëzim tjetër për këngëtaren shqiptare, pasi ajo feston sot ditëlindjen. Linda mbush 30 vjeçe dhe nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’, ajo tregon se ka marrë shumë urime nga ana e fansave dhe miqve të saj.