.

Denoncimi/Burri i deputetes së LSI vijon me lojrat e fatit.Pse u përmend nga Babalja

Në një postim në faqen e tij në “Facebook”, ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili tregon pse kandidatja e LSI, Enada Kapllani ka pranuar mandatin e deputetes.

Në denoncimin e tij shkruhet se bashkëshorti i saj Alban Kapllani është një biznesmen i vjetër i lojërave të fatit dhe e vazhdon aktivitetin falë lidhjeve që ka me Edi Ramën dhe me vëllanë e ish ministrit të Brendshëm.
Postimi i plotë

Mandatet te blera me lojra fati!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z berisha. Jam nje qytetar i vlores. Doja tju shkruaja per punen e deputetve qe po pranojn mandatet. Deputejta e 3 e lsi ne vlore enada kapllani eshte bashkshortja e Alban Kapllanit. Ky ne vlore eshte nje biznesmen i vjeter i lojrave te fatit qe vazhdon akoma kete aktivitet dhe me bekimin e rames dhe gon xhafes. Emri tij u permend dhe nga babalja si shok i agronit qe kercenoj djalin e babales pas publikimit t vidjos. Kjo eshte nje loj shume e piset e ketyre ne vlore. Ku lulezon krimi dhe kumari. Kuptojeni vet pse po pranohen keto mandate deputetesh. Flm dhe anonim te lutem