.

Shqiptarët “feste” në burgun grek, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Pamje të ‘pazakonta’ janë publikuar nga mediat greke, ku disa të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhallos shfaqen duke kërcyer brenda qelive, ndërsa dëgjojnë muzikë dhe numërojnë para. E gjithë skena e tyre është transmetuar live në rrjetet sociale si dhe nuk kanë munguar komentet nga miqtë, të afërmit apo edhe familjarët e tyre teksa i kanë ndjekur përmes “Facebook-ut”.
Ky veprim ka vënë menjëherë në lëvizje autoritetet e burgjeve greke si dhe ministrin e Drejtësisë, Michael Kalogerou, i cili ka kërkuar shtrëngimin e masave për të burgosurit dhe ndalimin e mjeteve të paligjshme brenda ambienteve të burgjeve

https://youtu.be/g5FKWPXt9_I

Sipas mediave greke, krahas daljes live të burgosurit shqiptarë konsumojnë edhe pije alkoolike si dhe hedhin para sikur të ishte një ambient feste dhe jo një institucion i vuajtjes së dënimit. Pamjet e shqiptarëve kanë bërë xhiron e mediave greke dhe ky gjest njëherësh ka prodhuar akuza ndaj institucioneve që kanë përgjegjësi për ruajtjen dhe vëzhgimin e burgjeve.