.

Pasqyra që detyron buzëqeshjen,synon lumturinë e njerëzve me kancer

Një teknologji e veçantë dhe e dobishme për jetët e njerëzve është ajo e shpikjes së një pasqyre e cila mund të reflektojë imazhin e dikujt vetëm kur ai është duke buzëqeshur.

Ideja u krijua sidomos për njerëzit me kancer dhe duket shumë, si një tablet që njeh përmes një aparati fotografik buzëqeshjen e një personi, duke filluar kështu të pasqyrojë imazhin e tij.

Ideja erdhi tek projektuesi industrial turk Berk Ilhan pasi kishte parë vështirësitë e një anëtari të familjes së tij për të qenë sadopak në humor gjatë trajtimit kundër kancerit.

Pas kësaj përvoje, Berk vendosi të zhvillojë produkte që ndihmojnë gëzimin dhe mirëqenien e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje e keqe.

“Shprehjet tona të fytyrës ndikojnë në mënyrën se si ndihemi. Kur lëvizim muskujt e fytyrës për të buzëqeshur, truri ynë mendon se diçka ka ndodhur dhe si rezultat, ne bëhemi të lumtur”.

Një shpjegim që mund të duket shumë i thjeshtë, por që, në fund të fundit, nuk është i pabazë: ideja se një buzëqeshje, madje e detyruar, mund të bëjë që të ndihesh më mirë, do të kishte një bazë shkencore.

Në këtë moment kostoja e pasqyrës është me të vërtetë e lartë dhe është rreth 2000 dollarë.

Sidoqoftë, Ilhan ka nisur një fushatë për Kickstarter me të cilën shpreson të mbledhë fonde të mjaftueshme për të ulur çmimin në 500 $ dhe ta dhurojë atë në spitale.