.

Murinjo bën parashikuesin: Në finalen e Championsit do të jenë…

Murinjo nuk po duron dot momentin që të rinisë pjesa më e nxehtë e Ligës së Kampionëve. Ish-trajneri i Mançester Junajtid ka folur për “France Press” dhe është ndalur në çiftin, që do të luajë në finalen e Championsit.
Ai është pyetur më shumë për Mesin dhe Ronaldon, por përgjigja e portugezit ishte diplomatike. “Të gjithë flasin për Mesin dhe Ronaldon, por unë preferoj të flas për Juventusin dhe Barcelonën. Unë si një trajner them se futbolli është një sport kolektiv”.

“Juventusi dhe Barcelona janë dy kandidatë të mëdhenjë për këtë Champions, por janë dhe skuadrat angleze me Ajaksin me Porton. Barcelona dhe Juventusi kanë eksperiencë, talent dhe nga një lojtar special për kokë. Normalisht prej këtyre dy lojtarëve special, skuadrat janë ndër më të mirat”, ka thënë Murinjo duke parashikuar kështu një finale mes dy skuadrave.