.

Mediat turke harrojnë fitoren e Kombëtares së tyre, fiksohen me gazetaren sportive shqiptare (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja Shqipëri-Turqi, e cila përfundoi me fitoren e kësaj të fundit me rezultatin 0-2.

E teksa raportojnë mbi fitoren e tyre në Shqipëri, mediave turke nuk u ka shpëtuar edhe një detaj nga ndeshja e mbrëmshme. Vëmendjen e tyre nuk e mori vetëm performanca e futbollistëve, por edhe gazetarja sportive shqiptare, Vilma Masha.

Vilma ndodhej në fushë para nisjes së ndeshjes dhe sytë e të gjithëve janë kthyer nga ajo, madje mediat turke kanë shkruar artikuj të ndryshëm ditën e sotme për bukuroshen shqiptare.
“Ajo i fiksoi të gjithë”, shkruan sot “Fanatik”, gazeta më e madhe sportive në Turqi duke iu referuar gazetares gjatë raportimeve që bënte ajo live.

“Një detaj para se të niste ndeshja nuk i shpëtoi vëmendjes. Bukuroshja u pa në fushë teksa merrte intervista. Sytë ishin në fushë dhe të gjithë tifozët e admiruan”,-janë disa nga fjalët e shkruara për Vilmën krahas fotove të shkrepura nga fotografët.

E veshur thjeshtë dhe me elegancën që e karakterizon, Masha ka arritur t’i bëjë të gjithë të flasin për të. Disa prej këtyre lajmeve, Vilma i publikoi në “Instastory”-n e saj, duke i falenderuar për artikujt.


Array
(
    [ids] => 149849,149850,149851,149852,149853,149854,149855,149856
    [src] => Array
        (
        )

)