.

Kjo video do ju motivojë të gjithëve, Aurela Gaçe zbulon momentet speciale me vajzën e saj

Aurela Gaçe është ndër këngëtaret më energjike dhe di fare mirë se çfarë duhet të bëjë që të jetë gjithmonë në formë për të përcjellë energjinë edhe tek publiku i saj. Ajo ndan shpesh me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, një pjesë të rutinës sportive që këngëtarja ka çdo ditë, duke i motivuar të gjithë për të pasur një jetë sa më të shëndetshme.

Së fundmi Gaçe ka publikuar një video me vajzën e saj, ku shihen se janë duke u stërvitur së bashku. Ndonëse nuk është hera e parë që Aurela ka ndarë disa momente nga stërvitja me vogëlushen, vlen për t’u përmendur se në këtë video dallohet lehtë se vajza ka huazuar gjithë forcën e këngëtares.
Kujtojmë se Aurela ka treguar gjithmonë se ka një jetë tepër të shëndetshme, duke ndjekur të njëjtin ritëm çdo ditë në stërvitjen që ajo bën./revistawho.com

 

View this post on Instagram

 

Kecen mama ty? …….. #fitmama #fitgirls #strongwomen

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on