.

Kastro i nxjerr “të palarat” Gjergjit: Kur qeras unë, merr uiksi

Kastro Zizo ka rrëfyer në emisionin e tij “Late Night Show” se Gjergj Kaçinari “i bie qylit”, sa herë që ndodhen në tavolinë sëbashku. Kastro tregoi se midis tij dhe rokerit ekziston një miqësi prej vitesh dhe se prandaj takimet e tyre janë të shpeshta.

“Sa herë më vjen Gjergji, kur jam unë, sepse jam pak i xhymertë, se e di që në jetën e vet pi birra modeste, merr uiski 10 mijë lekë tekja. Dy tre herë ke pirë nga dy dopjo, thua erdha, por ikën dhe nuk vjen më kurrë. Dhe gjithmonë unë dhe Renisi paguajmë. Çfarë qesh se unë të bëj qepaze”, i është drejtuar Kastro Gjergj Kaçinarit.


Ky i fundit i konsideroi rastet e përmendura si koeçidençë , ndërsa i premtoi më tej se do t’ia shlyejë. “Unë kam pesë muaj që nuk pi alkool, me çfarë do e shlyesh me ujë?”, iu përgjigj Kastro.