.

Humbja me Turqinë/ FSHF shkarkon Panucin, ja kush do e zëvëndësojë (EMRI)

FSHF ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e kombëtares sonë Christian Panucci. Duket se humbja e mbrëmshme ndaj Turqisë ka rezultuar fatale për italianin, i cili ëshë shkarkuar sot nga kjo detyrë.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, thekson FSHF.