.

FOTOT/ Zjarr i madh djeg 10 hektarë tokë, dyshohet se u vu qëllimisht

Një zjarr i madh ra pasditen e së shtunës në një zonë kodrinore të Njësisë Administrative Ungrej, në Lezhë.

Flakët nisën në vendin e quajtur Fregen. Rreth 10 hektarë pyje llogaritet se janë djegur deri më tani.Forcat e Inspektoriatit Pyjor punuan me mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e flakëve, ndersa zjarri vijon ende por fatmiresisht nuk ka rrezik per zonen e banuar.

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndaj policia është vënë në kërkim të autorëve./Panorama