.

Dyshime për sulme terroriste, 10 të arrestuar në Gjermani

Dhjetë persona u arrestuan në Gjermani me dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist duke përdorur një makinë dhe armë me qëllim që të vrisnin sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Disa prej të dyshuarve, nga 20 deri në 42 vjeç, ishin shtetas gjermanë, tha zëdhënësja e prokurorisë, pa përmendur se çfarë shtetësie kishin të dyshuarit e tjerë, shkruan BBC.

“Ata besohet të kenë rënë dakord të kryejnë një sulm terrorist islamik duke përdorur një automjet dhe armë që do të vrisnin sa më shumë ‘jobesimtarë’”, tha Prokuroria e Frankfurtit në një deklaratë për mediat.

“Për të përgatitur sulmin, ata kishin kontaktuar me tregtarë armësh, kishin marrë me qira një makinë të madhe, e kishin planifikuar vrasje masive”, thuhet në deklaratën paraprake të Prokurorisë së Frankfurtit. Të dyshuarit kryesorë ishin një burrë 21-vjeçar nga Offenbach dhe dy vëllezër 31-vjeçarë nga Wiesbadeni, të cilët ishin të lidhur me komunitetin selafist islamik në zonën e Frankfurtit, thanë prokurorët.