.

Debati me Xhensila Myrtezaj, themeluesja e DSA: U kërcënova

Themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” dhe Xhensila Myrtezaj patën një përplasje verbale para pak ditësh, pasi kjo e fundit iu kundërvu ashpër një komentueseje që kishte aluduar se nuk e nxjerr vajzën nëpër rrjete sociale për shkak se është me sindromën Down. Emanuela Pepkola Zaimi është shprehur në lidhje me këtë çështje së fundmi edhe në programin “Trokit”. Ajo ka bërë me dije, ndër të tjera, se fansat e Xhensilës e kanë kërcënuar.

“Nuk duhet të përdorim diagnoza si psiqik, si kundërpërgjigje. Mendoj se ajo e bëri padashje, mbase mungesë informacioni. Unë kam fituar imunitet, por nënat e fëmijëve më shtyjnë të reagoj në këto raste. Folëm privatish, e vetmja hatërmbetje e saj ishte përse nuk e mora direct në telefon apo t’i shkruaja një sms. Por nuk e kisha numrin atë mbrëmje. Ajo ta ketë vajzën me jetë. Fansat e saj më kërcënuan për statusin që bëra”, ka treguar Emanuela Pepkola Zaimi.