.

VIDEO/ Nga deklaratat e forta e deri tek batutat! Çfarë ndodhi të enjten në Open

Open u fokusua të enjten tek deklaratat dhe mesazhet e presidentit Ilir Meta për krizën politike.

Avokati Spartak Ngjela e lexon këtë deklaratë të Presidentit Meta si një reagim të fortë pasi nuk i shpëton dot reformës në drejtësi.  “Metën e kap reforma në drejtësi nuk shpëton dot. Po përpiqet të krijojë destabilitet. Meta nuk bën dot amulli pasi Parlamenti ka bërë dy të tretat që i pranon edhe politika e lartë perëndimore. Erdhi në politikë me kostum turk e me sandale. Është mirë të gjejnë avokat”, tha Ngjela duke shtuar se “E dëgjove ambasadoren amerikane sot? T’i qëndrojmë asaj. Sapo të bëhet reforma në drejtësi do të kemi një qeveri teknike të mbështetur nga Perëndimorët”.

Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore në PD duke folur në Open të gazetares Eni Vasili, deklaroi se presidenti Ilir Meta ka të drejtë se vendi po shkon drejt një junte. “Një qeveri e kapur e lidhur me trafikun e drogës që ka kapur të gjithë pushtetet, madje më shumë atë që nuk i takon. Jemi drejt një junte, pasi është prishur balanca e shtetit” tha Gjata.

Gazetari Carlo Bollino që vepron prej më shumë se 20 vitesh në Shqipëri në studion e “Open” ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta për dorëheqje, me arsyetimin se mund të zgjidhë krizën politike.  Sipas Bollinos, nëse Meta largohet nga detyra e Kreut të Shtetit, kryeministri Edi Rama mund të zgjedhë një emër opozitar si President. Ai theksoi se mund të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e njohur si krahu i djathtë i Sali Berishës në politikë, e përzgjedhura e mazhorancës për presidente

Nderkohe, ish-ministri i Jashtëm shqiptar Paskal Milo, duke iu referuar deklaratave të Presidentit Meta se nevojitet një zgjidhje para se të krijohen konfrontime në vend, tha në Open se Shqipëria ndodhet në një fazë të tillë që nëse një protestues vritet, Shqipëria digjet.  “Shumë kollaj mund të shkosh në konfrontime në Shqipëri. Mjafton njl viktimë në protestë dhe Shqipëria merr flakë”, u shpreh Milo.

Emisioni u shqërua edhe për përplasje të forta dhe batuta nga të ftuarit.

Open

Te enjten ne Open/ Batutet dhe perplasjet e ashpra ne studio

Publiée par Eni Vasili – Open sur Vendredi 22 mars 2019