.

“Të varen njerëzit e bardhë”, dënohet reperi në Francë

Një reper në Francë i quajtur Nick Conrad, i cili më herët ka qenë thuajse i panjohur për publikun, u shpall fajtor për akuzën e nxitjes për vrasje dhe iu dha një dënim prej prej 50 mijë euro gjobë. Kjo gjobë iu dha, për shkak të fjalive raciste në këngën e tij të titulluar “Varini njerëzit e bardhë”.

Conrad ka lindur dhe është rritur në periferinë e Parisit, por e përshkruan veten si një qytetar “afro-francez”. Në video në formë improvizimi shfaqet një njeri i bardhë, i cili rrihet dhe torturohet deri për vdekje pranë një trotuari. Në këngë ndër të tjera thuhet: “Unë shkoj në kopsht, i vras foshnjat e bardha, i kap ata shpejt dhe ua ul recepsionin prindërve të tij”. Teksti i këngës është për t’u alarmuar dhe kanali “You Tube” e ka fshirë videon e postuar nga reperi, shkruan BBC.

Video 9-minutëshe përmban shprehje edhe nga Malcom X, njohur si një nacionalist i njerëzve me ngjyrë në SHBA. Kjo këngë shqetësuese e bëri reperin të jetë në qendër të vëmendjes, pasi më herët audienca e tij ishte thuajse e papërfillshme. Conrad në postimet e tij në “Facebook” bën thirrje vazhdimisht për “goditje” ndaj Francës dhe e quan atë një “vend kolonizator”. Vetë reperi, që mori dënimin me 50 mijë euro, tha se do ta apelojë vendimin, pasi teksti ishte thjesht e shprehur artistike dhe nuk kishte kurrfarë vlere reale. Ai mohon të jetë racist.

Conrad është urdhëruar gjithashtu të paguajë 1 000 euro në dëm të dy shoqatave anti-racizëm që fillimisht kishin denoncuar rastin. Për tekstin e videos reaguan zyrtarë të lartë të Francës, të cilët thanë se ata fjalë janë “absolutisht të papërshtatshme për një shoqëri anti-raciste dhe multi-kulturore që kërkohet të ndërtohet në shtetin francez”.