.

Mik i zemrës dhe aleat i mendjes, përdorimet e vajit të bajames që nuk i keni ditur më parë

Ideal për lëkurën dhe flokët, falë përdorimit edhe si produkt ushqimor, vaji i bajames është edhe aleati i mirëqenies e shëndetit. Ndihmon aparatin tretës dhe lufton kolesterolin e keq. Aromatik, zbutës, delikat dhe tejet ushqyes, lista e përfitimeve nga vaji i bajames mund të jetë e pafundme. Për shumëkënd që deri tani e ka konsideruar vajin e bajames, një produkt me origjinë bimore, të vlefshëm vetëm për bukurinë, ky produkt është gjithashtu edhe një kurë për mirëqenien dhe shëndetin tonë. I pasur me mangan, magnez, fosfor, kalium, selen dhe zink. Përmban gjithashtu edhe një sërë vitaminash, në mënyrë të veçantë vitaminën E, është i pasur me acid fenolik, flavaniode dhe karotinë. Këto substanca veprojnë si antioksidantë dhe antiinflamatorë. Përmban gjithashtu edhe acide yndyrore.

Aleat i aparatit tretës –Në saje të efektit qetësues që mbart në vetvete vaji i bajames, ndihmon edhe në mbrojtjen e aparatit tretës, në të njëjtën kohë zbut acarimin që mund të ndikojë në sistemin tretës duke favorizuar kalimin tranzit përgjatë zorrëve.

Mik i zemrës –Përdorimi i këtij produkti sjell përfitime në sëmundjet kardiovaskulare, kjo falë aftësisë së tij për të reduktuar (LDL), të ashtuquajturin “kolesterolin e keq”, i dëmshëm për zemrën dhe arteriet.

Aleat i mendjes –Të pasura me acide yndyrore esenciale, në veçanti omega 3 e cila ndihmon në ruajtjen e kapacitetit të shëndetshëm intelektual, prania e vitaminës E ndihmon për të mbrojtur neuronet nga dëmtimi.

Ushqen lëkurën në thellësi –Falë aftësisë zbutëse ndihmon në mbajtjen e lëkurës elastike, përmirësimin e gjendjes fiziologjike dhe mbron atë nga efektet e dëmshme të motit të tilla si dielli, të ftohtit, era etj. Përdorimi i vajit të bajames pas dushit ose pas larjes ditore kur lëkura është ende e lagësht, ndihmon për ta bërë lëkurën akoma më të butë. Si duhet aplikuar? Ideale është përhapja në trup me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht.

Qetësues –Vaji i bajames përdoret në masazhe, falë përmbajtjes por edhe faktit që është i aromatizuar, “shkrin” tensionet muskulore dhe jep një ndjesi relaksi e mirëqenie.

Kundër strijave –Vajzat që kanë humbur peshë apo pas shtatzënisë përballen me strija, në disa raste jo shumë të këndshme për syrin dhe jo estetike. Aplikimi në këto zona të lëkurës të kremrave që përmbajnë vajin e bajames ndihmon lëkurën për ta bërë më kompakte dhe eliminon strijat.

Zbutës – Veprimi i vajit të bajames edhe si zbutës ndihmon për ta bërë atë më të butë. Shumë e këshillueshme për fytyrat e thata dhe problematike, si për vajza ashtu edhe për djem.

Hidratues –Vaji i bajames dhuron butësi lëkurës. Për një hidratim akoma më të thellë aplikoni disa pika të vajit të bajames kur je duke bërë dush, pastaj shpërlaje. Veprimi i tij zbutës do ta ushqejë më shumë lëkurën dhe do ta mbrojë nga klori që përmban uji, i cili ka tendencë ta thajë epidermën e lëkurës. Gjithashtu prania e disa antioksidantëve tejet të çmuar ndihmon në parandalimin e shfaqjes së rrudhave.

Forcon thonjtë dhe flokët –Përdorimi i këtij vaji si zbutës te flokët dhe thonjtë, ndihmon në ruajtjen dhe forcimin e tyre. Po kështu vaj i bajames mund të përdoret edhe për të pastruar make up-in dhe grimin në fytyrën tuaj. Aplikojeni atë mbi një pambuk të pastër, filloni të pastroni lëkurën dhe shikoni se pastrimi bëhet në mënyrë perfekte. Në saje të cilësive mund të përdoret edhe mbi lëkurë të ndjeshme dhe delikate.