.

Ish-presidenti arrestohet për korrupsion


Ish-presidenti brazilian Mishel Temer është arrestuar si pjesë e një hetimi të gjërë korrupsioni në Brazil.
Mediat lokale shkruajnë se policia prej kohësh është përpjekur të gjurmojë ish-presidentin, që nga largimi i tij me datë 1 Janar.
Temer ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë të drejtuar ndaj tij.
Mësohet se dhjetra politikanë dhe drejtues biznesesh janë dënuar ose janë duke u akuzuar si pjesë e operacionit Wash Car.
Ai drejtoi Presidencën që nga gushti i 2016-ës, pas largimit të Dilma Rousseff dhe u zëvendësua në janar nga Jair Bolsonaro