.

Video/ Të hënën në Open, nga perplasjet për protestën tek sherri personal Idrizi-Hyseni

Open në Top Channel të hënën u shoqërua me debate të forta por edhe përplasje personale. Carlo Bollino, Alfred Peza, Neritan Sejamini dhe Henri Cili në studio dhe Shpëtim Idrizi e Alket Hyseni në lidhje direkte. Ishin pikërisht Hyseni dhe idrizi ata që ndezën debatin që në fillim të emisionit pasi deputeti socialist akuzoi kryeatrin e PDIU se gjatë karrierës së tij politike është hedhur san ë një krah, në tjetrin.

Botuesi Henri Cili, I cili së fundmi ka hedhur në treg Gazetën Liberale, tha në Open se faktet e fundit kanë treguar se legjitimiteti I zgjedhjeve të 2017 është I cunguar. Ai u shpreh se  për të dalë nga kriza nevojitet fillilmisht një qeveri tranzitore.

Nga ana e tij Alfred Peza e hodhi poshtë idenë se për të dalë nga kriza duhet qeveri tranzitore dhe shtoi se protestat e opozitës nuk mbështeten nga populli.

Gjatë emisionit ka vujuar përplasja mes Idrizit dhe Alket Hysenajt. Idrizi I kujtoi deputetit socialit se e ka shkarkuar nga puna kur ai ishte doganier, ndërkohë që Hyseni e quajti kreun e PDIU si mashtrues.

Emisioni i plote