.

Video/ Ministri Lleshaj ruhet nga 9 truproja, studentëve që e takojnë iu bëhen kontrolle

Vizita e ministrit Sandër Lleshaj ditën e sotme në Durrës është shoqëruar me protesta nga ana e të rinjve në këtë qytet.

Në hyrje të Universitetit të Durrësit disa të rinj i kërkuan llogari Lleshajt për gazin e hedhur në protestën e opozitës, si dhe për faktin se gjatë kohës që ka qenë këshilltar i Ramës ai nuk ka bërë asgjë për të ndaluar kanabizimin e vendit.
Duke u nisur nga situata të tilla, ministri Lleshaj ka shtuar masat e sigurisë në rast se mund të ketë incidente apo protestë.

Në sallën me studentë ku nuk ka pasur më shumë se 100 persona, ministrin e ruanin 9 punonjës sigurie, po ashtu studentët që janë lejuar të futen në takim me ministrin janë kontrolluar imtësisht nga ana e rojeve./Fax