.

Uashingtoni: Rusia dhe Kina po kërcënojnë paqen në hapësirë

SHBA-ja akuzoi sot Rusinë dhe Kinën se po rrisin rrezikun për konflikt në hapësirë, kryesisht duke zhvilluar armë satelitore, në mes të një debati për përpunimin e një traktati për mbajtjen e paqes hapësinore.

Ekspertët nga 25 vende, përfshirë edhe Kinën, Rusinë dhe SHBA-në, janë mbledhur me dyer të mbyllura që prej të hënës në Gjenevë për t’u përpjekur që të hedhin bazat e një marrëveshje për parandalimin e garës së armatimeve në hapësirë.
Fuqitë e mëdha e kanë mbështetur organizimin e kësaj mbledhje të Grupit të Ekspertëve Qeveritarë (GGE), që zhvillohet deri më 28 mars nën presidencën e ambasadorit brazilian në kuadër të Konferencës së OKB-së për Çarmatosje, Guilherme de Aguiar Patriota.