.

Tensione në seancën për Marvi Mihalin, babai i të pandehurit:Prindërit kërkuan dëmshpërblim monetar

Mes diskutimesh është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj 4 të pandehurve për vrasjen e Marvi Mihalit.

Sot pritej të lexoheshin konkluzionet e mbrojtjes, por për shkak të diskutimeve mes familjarëve të viktimës dhe autorëve, gjykata vendosi të shtyjë seancën.
Sipas familjarëve të Marvi Mihalit, gjatë kësaj kohe ata kanë pritur një ndjesë nga ana familjarëve të autorëve, por nuk e kanë marrë një gjë të tillë.
Diskutimi nisi për pretendimin e babait të një prej të pandehurve, se Mira dhe Pavllo Mihali kanë kërkuar dëmshpërblim monetar për vrasjen e të birit.

Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së gjyqit, babai i njërit nga të pandehurit u shpreh: Fyeva në sallën e gjyqit sepse i ktheva kusurin. Ata kërkuan dëmshpërblim, ata duan lekët. Nuk kam dashur t’i kthehem ballë përballë për t’i respektuar dhimbjen, po ai është sjellë si fëmijë.
Ndërsa nëna e Mihalit akuzoi drejtorin e policisë gjyqësore se ka intimiduar dëshmitarët, ndërsa shtoi se do të vendosin drejtësinë me çdo kusht.

“Është vrasje me paramendim në bashkëpunim. Jo vetëm që e vranë, jo vetëm që nuk u dorëzuan në polici. Të gjithë dëshmitarët janë intimiduar nga oficieri i policisë gjyqësor. Nuk do ndalojmë për asnjë minuta. Deri sot kemi thënë që do presim drejtësinë, por drejtësinë do ta vendos me çdo kusht derisa të kem frymë. Boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më prekur, më parë. Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe tani po gënjejnë.”