.

Ramush Haradinaj tregon se pse lahet me ujë të ftohtë në mëngjes

Si gjithmonë, duke mos hezituar që të jetë i drejtpërdrejtë në intervista televizive, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i është përgjigjur me humor pyetjeve që kanë bërë prezantuesit e emisionit #Gjesi, i cili filloi transmetimin më 18 mars në televizionin 7.

Burimet kanë bërë të ditur se Haradinaj preferon që çdo herë të bëjë dush me ujë të ftohtë.Këtë e ka konfirmuar dhe kryeministri, por ai tregon se tani ndodh më rrallë kjo gjë.

“Kur kam qenë më i ri, në luftë i hidhja një kovë me ujë të ftohtë kokës me të mbajt fjet për shkak të rrethanave që kanë qenë dhe pagjumsia.Uji i ftohtë është alternativa më e mirë.Në fakt për cdo lloj lodhje, ngarkese dhe cdo gjë që kini, nuk ka alernativë më të mirë se uji i ftohtë”, shprehet Haradinaj.