.

Njihuni me gjeniun shqiptar, 8-vjeçari harton provime që as mësuesit nuk i zgjidhin dot

Shpjegimi për planetët e satelitët është i thjeshtë për tetëvjeçarin Ditrin Selmani. Ai madje i kupton dhe i thjeshtëzon edhe disa enigma të universit. Niveli i inteligjencës së këtij vogëlushi është mbi mesataren. Për këtë arsye për të nuk mjaftojnë ligjëratat që mbajnë mësuesit për të dhe bashkëmoshatarët e tij.

Ai madje po harton teste edhe për mësimdhënësit e tij.

“Janë shumë të vështira dhe ne nuk mundemi me u përgjigj, në të gjitha fushat, në të gjitha lëndët. ’, tha mësuesja Jehona Kastrati.

Përveç astronomisë të cilën e ka të preferuar, vogëlushi e njeh mirë edhe anatominë e trupit të njeriut. Interesimin për të marrë informacione e ka të lindur por marrjen e tyre ia ka mundësuar edhe teknologjia.

Niveli i inteligjencës së tij pas testimit nga instituti Atom ka dalë i përafërt me kriterin e kërkuar të këtij institucioni që merret me fëmijët që kanë shkallë të lartë të inteligjencës.

Por për tu bërë atomist Ditrimi do të ketë edhe një shance atëherë kur do të jetë nxënës i klasës së tretë kur pritet të bëhet edhe ritestimi.